Termat dhe Kushtet

Termat e Përgjithshme të Përdorimit

Termat &Kushtet

Kjo Faqe Interneti operohet nga Mo & Mi Tobacco. Këtu e më poshtë përcaktohen termat dhe kushtet e përgjithshme që rregullojnë përdorimin e kësaj Faqeje (www.tobaccomomi.com) dhe blerjen e produkteve në të.

Termat & Kushtet

01
Detaj i rëndësishëm

Përdorimi i faqes së internetit

Faqja www.tobaccomomi.com mund t’ju japë një llogari identifikimi edhe një fjalëkalim për t’ju mundësuar hyrjen edhe përdorimin e kësaj Faqeje. Çdo herë që përdorni një fjalëkalim ose identifikim, ju konsideroheni të autorizuar për të hyrë edhe për të përdorur Faqen në një mënyrë të pajtueshme me termat edhe kushtet e kësaj.

Duke pranuar këto Kushte të Përdorimit nëpërmjet përdorimit të Faqes, ju vërtetoni se jeni mbi moshën 18 vjeç. Nëse jeni nën moshën 18 vjeç, ju lutemi përdorni këtë Faqe vetëm nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari ligjor. Në varësi të termave edhe kushteve të kësaj Faqeje, ju jepet e drejta për të hyrë edhe për të përdorur këtë Faqe duke e shfaqur atë në shfletuesin tuaj të Internetit vetëm për qëllime blerjeje edhe jo për ndonjë përdorim komercial ose përdorim në emër të ndonjë pale të tretë.

Këto Kushte mund të ndryshohen herë pas here. Është përgjegjësia juaj t’i lexoni ato në mënyrë periodike, pasi do të jenë këto Kushte që do të zbatohen në kohën e përdorimit të Faqes.

02
Detaj i rëndësishëm

Detajet tuaja dhe përdorimi i faqes së internetit

Informacioni ose të dhënat personale që ju na jepni do të përpunohen në përputhje me Politikat e Mbrojtjes së të Dhënave. Kur përdorni këtë Faqe, ju pajtoheni me përpunimin e informacionit dhe të dhënave personale dhe deklaroni se të gjitha informacionet dhe detajet e dhëna janë të sakta dhe të vërteta.

Në rast se zbuloni se ka ndodhur një gabim gjatë futjes së të dhënave tuaja personale gjatë regjistrimit tuaj si përdorues i kësaj Faqeje, mund t’i ndryshoni ato në seksionin “Llogaria e përdoruesit”. Ju jeni i vetmi përgjegjës për mbrojtjen e sigurisë edhe të konfidencialitetit të fjalëkalimit edhe identifikimit të caktuar për ju. Do të na njoftoni menjëherë në www.tobaccomomi.com për çdo përdorim të paautorizuar të fjalëkalimit edhe identifikimit tuaj.

Kur përdorni Faqen dhe bëni një porosi përmes saj, ju pranoni të:

a) Deklaroni se jeni mbi moshën 18 vjeç.

b) Na jepni adresën tuaj postare dhe/ose detaje të tjera kontakti. Gjithashtu pajtoheni që ne mund t’i përdorim këto informacione për t’ju kontaktuar në lidhje me porosinë tuaj nëse është e nevojshme. Nëse nuk na jepni të gjitha informacionet që na duhen, nuk mund të bëni porosinë tuaj.

c) Përdorni këtë faqe interneti për të bërë pyetje të ndryshme dhe porosi të vlefshme ligjërisht.

d) Mos bëni ndonjë porosi të rreme ose mashtruese. Nëse konsiderohet në mënyrë të arsyeshme se është bërë një porosi e këtij lloji, ne do të jemi të autorizuar ta anulojmë atë dhe të informojmë autoritetet kompetente.

03
Detaj i rëndësishëm

Disponueshmëria e shërbimit dhe produkteve

Shërbimi i dorëzimit për artikujt e ofruar në këtë faqe interneti ofrohet vetëm në Shqipëri. Të gjitha porositë për produkte varen nga disponueshmëria. Nëse ka vështirësi në lidhje me furnizimin e produkteve ose nuk ka shumë artikuj të mbetura në magazinë, ne rezervojmë të drejtën t’ju ofrojmë informacione për produktet zëvendësuese të së njëjtës cilësi ose vlerë, që mund të porosisni. Nëse nuk dëshironi të porosisni produktet zëvendësuese, ne do të rimbursojmë shumën që mund të keni paguar për blerjen e produktit.

04
Detaj i rëndësishëm

Çmimi dhe pagesa

Çmimi i produkteve do të jetë siç përcaktohet në çdo kohë në faqen tonë të internetit, përveç në rast të ndonjë gabimi të mundshëm. Nëse zbulojmë ndonjë gabim në çmimin e ndonjë prej produkteve që keni porositur, do t’ju informojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Çmimet mund të ndryshojnë në çdo kohë. Sidoqoftë, përveç sa përcaktohet më lart, ndryshimet nuk do të ndikojnë në porositë për të cilat kemi dërguar një Konfirmim Porosie.

Hapi i parë është të zgjedhni të gjithë artikujt që dëshironi të blini dhe t’i shtoni në shportë. Hapi tjetër do të jetë përpunimi i porosisë dhe pagesa. Gjithashtu, gjatë gjithë procesit të blerjes, përpara pagesës, mund të ndryshoni detajet e porosisë tuaj. Nëse jeni një përdorues i regjistruar, në zonën “Llogaria e përdoruesit” mund të gjeni një historik të të gjitha porosive të bëra nga ju.

Mund të përdorni, si metodë pagese, kartat e mëposhtme: Visa dhe MasterCard. Për më tepër, mund t’ia bëni pagesën për porosinë tuaj korrierit me para në dorë (Pagesa në Dorëzim) kur ai ju dorëzon porosinë. Pagesa në Dorëzim mund të jetë subjekt i një tarife, mbi të cilën do të informoheni kur të jeni duke zgjedhur metodën e pagesës. Për të minimizuar rrezikun e aksesit të paautorizuar, detajet e kartës tuaj të kreditit do të kodohen.

Pyetje rreth Kushteve?

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me Kushtet ose Politikat e Mbrojtjes së të Dhënave, mund të na kontaktoni përmes email-it në [email protected] ose përmes kontaktit të Shërbimit të Klientit.