Politikat e Cookies



Përdorimi i Cookies dhe Preferencat

Politikat ECookies

Në këtë Politikë të “Cookies” do të gjeni informacione lidhur me mënyrën se si i përdorim “Cookies”. Ndonjëherë, përdorimi i “Cookies” mund të lidhet me përpunimin e të dhënave tuaja personale, prandaj nëse ju duhet informacion për mënyrën se si i përdorim të dhënat personale të klientëve dhe të përdoruesve tanë, për mënyrën se si mund të ushtroni të drejtat tuaja, ju rekomandojmë të lexoni Politikën e Privatësisë, të disponueshme në platformën tonë (web).

Thelbësoret e Cookies

01
Detaj i rëndësishëm

Çfarë është një “Cookie” dhe për çfarë përdoren në platformën tonë?

Cookie është një skedar i vogël teksti që një faqe web, aplikacion apo një platformë tjetër e ruan në kompjuterin, telefonin ose çdo pajisje tjetër që ju përdorni, i cili përmban informacione rreth shfletimit ose përdorimit të faqeve të internetit. “Cookies” janë të nevojshme, për shembull, për të lehtësuar shfletimin në internet dhe për të kuptuar se si ndërveprojnë përdoruesit me platformat, me qëllim përmirësimin e këtij procesi. Në disa raste, teknologji të ndryshme përfshijnë teknika të kombinimit të informacionit që na ndihmon të identifikojmë pajisjen tuaj të cilat bashkëveprojnë me “Cookies” për të mbledhur dhe për të ruajtur informacionin, për të të mundësuar disa funksione të caktuara në platformën tonë, si dhe për të të shfaqur reklama në platformat e palëve të treta, bazuar në shfletimin tuaj në internet. “Cookies” nuk e dëmtojnë kompjuterin apo pajisjen tuaj.

02
Detaj i rëndësishëm

Cilat janë llojet ekzistuese të “Cookies”?

Në bazë të zotëruesit të “Cookies”, ato mund të klasifikohen në:

  • “Cookies” vetjake: Janë ato “Cookies” që dërgohen në kompjuterin ose pajisjen e përdoruesit nga një pajisje apo domen i menaxhuar nga vetë publikuesi, dhe nga i cili ofrohet platforma ose shërbimi i kërkuar nga përdoruesi.
  • “Cookies” nga palë të treta: Janë ato “Cookies” që dërgohen në kompjuterin ose pajisjen e përdoruesit nga një pajisje apo domen që nuk menaxhohet nga vetë publikuesi, por nga një entitet tjetër që përpunon të dhënat e mbledhura nga “Cookies”.
03
Detaj i rëndësishëm

Në bazë të qëllimeve të “Cookies”, ato mund të klasifikohen në:

  • “Cookies” absolutisht të nevojshme: Këto “Cookies” i mundësojnë përdoruesit të shfletojë një faqe interneti, platformë ose aplikacion dhe të përdorë opsionet apo shërbimet e ndryshme që përmbajnë ato, si për shembull, identifikimin e të dhënave, hyrjen në seksionet apo përmbajtjet me qasje të kufizuar, realizimin e procesit të blerjes së një porosie memorizimin e elementeve, menaxhimin e pagesave, kontrollin e mashtrimeve që lidhen me sigurinë e shërbimit, përdorimin e elementeve të sigurisë gjatë shfletimit në internet, regjistrimin e përmbajtjeve për ndarjen e videove apo tingujve ose ndarjen e përmbajtjeve në rrjetet sociale. “Cookies” teknike, të cilat janë absolutisht të nevojshme, shkarkohen automatikisht kur lejohet shfaqja e platformës nga përdoruesi.
  • Cookies” funksionale: Këto “Cookies” i mundësojnë përdoruesit memorizimin e informacionit për të hyrë në shërbim apo në platformë me karakteristika të caktuara që mund ta ndryshojnë përvojën e tyre nga ajo e përdoruesve të tjerë, si për shembull, gjuha, pamja ose përmbajtja e shërbimit numri i rezultateve që do të shfaqen kur përdoruesi bën një kërkim. Mospranimi i këtyre “Cookies” mund të sjellë performancë të ngadaltë të Faqes.
  • “Cookies” analitike: Janë ato Cookies që mundësojnë përllogaritjen e numrit të përdoruesve, seksionet e vizituara në platformë për të bërë matjen dhe analizën statistikore të përdorimit nga ana e përdoruesve, me qëllim përmirësime të ndryshme në funksion të të dhënave të përdorimit nga ana e përdoruesve të platformës apo të shërbimit.
  • “Cookies” të reklamimit: Janë ato “Cookies” që ruajnë informacionin e përdoruesve të përftuar nga vrojtimi i vazhdueshëm i zakoneve të tyre të shfletimit në internet. Kjo gjë mundëson krijimin e një profili specifik për të shfaqur reklama në funksion të vetë këtij profili. Këto “Cookies” mundësojnë menaxhimin në mënyrën më efikase të mundshme të hapësirave reklamuese, që në rastin e tyre, publikuesi i ka përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose në bashkëpunim me palë të treta.
04
Detaj i rëndësishëm

Kush i përdor informacionet e ruajtura në “Cookies”?

Informacionet e ruajtura në “Cookies” të platformës sonë përdoren vetëm nga ne, me përjashtim të atyre që cilësohen si “Cookies të palëve të treta”, të cilat përdoren dhe menaxhohen nga entitete të jashtme për të na mundësuar ofrimin e shërbimeve që synojnë përmirësimin e shërbimeve tona dhe të përvojës së përdoruesit. gjatë shfletimit në platformën tonë.

Për të marrë informacione më të detajuara lidhur me përpunimin e të dhënave të tua personale në bashkëpunimin tonë me palë të treta ju sugjerojmë të lexoni Politikën tonë të Privatësisë, të disponueshme në platformën tonë,

05
Detaj i rëndësishëm

Si mund ta menaxhoj përdorimin e “Cookies” në këtë platformë?

Në panelin e konfigurimit të “Cookies”, i cili disponohet në çdo moment në platformën tonë, mund të marrni të gjitha informacionet lidhur me “Cookies” të përdorura nga kjo platformë, së bashku me informacionet që lidhen me qëllimin, kohëzgjatjen dhe menaxhimin për aktivizimin dhe çaktivizimin e përdorimit të atyre “Cookies” që nuk janë absolutisht të nevojshme për funksionimin e platformës.

Mund ta çaktivizoni përdorimin e Cookies në një nga shfletuesit më të përdorur si: Google Chrome, Internet Explorer, Mozilla Firefox, Safari etj.

Keni nevojë për ndihmë?

Për çdo pyetje rreth Politikës sonë të Cookies, kontaktoni Tobacco Momi në [email protected]. Ju rekomandojmë të lexoni Politikën e Privatësisë për informacion shtesë mbi përpunimin e të dhënave.