Politika e Privatësisë



Mbrojtja e të Dhënave & Privatësia

Politikae Privatësisë

Me hyrjen tuaj në këtë Faqe, ju pranoni se i keni lexuar dhe pranuar kushtet e mëposhtme. Në Politikat e Privatësisë, shpjegohet se si www.tobaccomomi.com mbledh, përpunon dhe përdor të dhënat personale të përdoruesve dhe klientëve, pavarësisht nga mjetet (web, aplikacion) që ju përdorni.

Thelbësoret e politikës

01
Detaj i rëndësishëm

Kush është kontrolluesi i të dhënave tuaja?

Kontrolluesi përgjegjës për përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale është www.tobaccomomi.com. Nëse jeni të shqetësuar ose keni ndonjë pyetje në lidhje me të dhënat tuaja personale, ju keni të drejtë për të kërkuar akses në të dhënat personale, të cilat ne i mbajmë ose i përpunojmë për ju. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë, ju lutemi na kontaktoni.

02
Detaj i rëndësishëm

Përse i përpunojmë të dhënat tuaja personale?

Ne duhet të përpunojmë herë pas here një ose disa të dhëna, të cilat në përgjithësi do të jenë, në varësi të secilit rast, si më poshtë:

  • të dhënat e identitetit tuaj (për shembull, emrin, mbiemrin, të dhënat e kontaktit, adresa e-mail, etj.)
  • të dhëna mbi lidhjen e internetit, vendndodhjen gjeografike dhe/ose historikun e lundrimit (për shembull, të dhënat e vendodhjes suaj, numrin identifikues të pajisjes, etj.);
  • informacion financiar dhe transaksionet (për shembull, të dhënat e pagesës ose kartës tuaj, informacione mbi blerjet, porositë, kthimet, etj.);
  • informacioni komercial (për shembull, nëse jeni abonuar në platformën tonë, emrat e përdoruesit, fjalëkalimet);
  • informacioni i pagesës
  • informacioni në lidhje me shijet dhe preferencat tuaja mbi produktet tona.

Në varësi të shërbimeve ose produkteve që dëshironi të shfletoni, ne do t’i përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:

  • Ne menaxhojmë të dhënat tuaja sepse është e nevojshme për termat që rregullojnë përdorimin e Platformës. Në mënyrë që ju të regjistroheni si përdorues në Platformë, ne duhet të përpunojmë të dhënat tuaja personale. Në këto raste, përpunimi ynë i të dhënave tuaja bëhet me pëlqimin tuaj.
  • Na lejohet ligjërisht të përpunojmë të dhënat tuaja për qëllime marketingu për shkak të pëlqimit që na jepni, për shembull kur pranoni termat dhe kushtet ligjore, kur autorizoni nëpërmjet opsioneve të “Cookies”, kur pranoni të merrni informacione të personalizuara përmes kanaleve të shumta, kur pranoni dërgimin e njoftimeve të automatizuara në pajisjet tuaja ose celular.
  • Nëse vendosni të bëheni përdorues i regjistruar në faqen tonë, ne duhet të përpunojmë të dhënat tuaja për t’ju identifikuar si përdorues të faqes tonë duke ju ofruar qasje në shërbime të ndryshme dhe produkte në dispozicion për ju si përdorues i regjistruar. Ju mund të anuloni llogarinë tuaj të regjistruar të përdoruesit duke na kontaktuar.
  • Për të menaxhuar pagesën e produkteve që blini, pavarësisht procedurës së pagesës që ndiqet dhe për t’ju vënë në dispozicion faturat e blerjeve që i keni bërë përmes Platformës.
  • Për t’ju kontaktuar për përditësime ose njoftime informuese të lidhura me shërbimet dhe produktet tona, anketa të ndryshme për të përcaktuar kënaqësinë e klientit nga përdorimi i shërbimeve dhe produkteve tona.
  • Për qëllime të përmirësimit të të kuptuarit të nevojave dhe preferencave tuaja në lidhje me produktet dhe shërbimet tona (duke përfshirë analizimin e profileve të përdoruesve, studime marketingu, sondazhe cilësie dhe përmirësimin e ndërveprimeve tona me klientët tanë).
  • Për të menaxhuar kthimet ose rimbursimet e mundshme pas blerjes dhe për të menaxhuar kërkesat e informacionit për disponueshmërinë e artikujve.
03
Detaj i rëndësishëm

Mbrojtja e të dhënave personale

Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:

  • përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
  • mbledhjen e të dhënave për qëllime specifike, të përcaktuara qartë e legjitime, si dhe përpunimin në përputhje me këto qëllime;
  • mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
  • saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, përditësimin; duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë ose korrigjuar të dhëna të pasakta ose të paplota në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;
  • mbajtjen në atë formë që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej;
  • përpunimin në mënyrë të tillë që të garantohet siguria e nevojshme e të dhënave personale, duke përfshirë mbrojtjen nga përpunimi i paautorizuar ose i paligjshëm dhe humbja ose dëmtimi aksidental.
04
Detaj i rëndësishëm

Të drejtat e subjektit

Në zbatim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, në lidhje me të dhënat personale që “Mo&Mi” përpunon, subjekti i të dhënave gëzon disa të drejta, si më poshtë:

  • E drejta për akses.
  • E drejta për të kërkuar korrigjimin.
  • Vendimmarrja automatike.
  • E drejta për fshirje ose transferim.
  • E drejta për të kundërshtuar.
  • E drejta për t’u ankuar.

Keni nevojë për ndihmë?

Për çdo pyetje, kontaktoni Tobacco Momi në [email protected]. Ju lutemi përfshini numrin e porosisë për një shqyrtim më të shpejtë.