Detaj i rëndësishëm
Përse i përpunojmë të dhënat tuaja personale?
Ne duhet të përpunojmë herë pas here një ose disa të dhëna, të cilat në përgjithësi do të jenë, në varësi të secilit rast, si më poshtë:
- të dhënat e identitetit tuaj (për shembull, emrin, mbiemrin, të dhënat e kontaktit, adresa e-mail, etj.)
- të dhëna mbi lidhjen e internetit, vendndodhjen gjeografike dhe/ose historikun e lundrimit (për shembull, të dhënat e vendodhjes suaj, numrin identifikues të pajisjes, etj.);
- informacion financiar dhe transaksionet (për shembull, të dhënat e pagesës ose kartës tuaj, informacione mbi blerjet, porositë, kthimet, etj.);
- informacioni komercial (për shembull, nëse jeni abonuar në platformën tonë, emrat e përdoruesit, fjalëkalimet);
- informacioni i pagesës
- informacioni në lidhje me shijet dhe preferencat tuaja mbi produktet tona.
Në varësi të shërbimeve ose produkteve që dëshironi të shfletoni, ne do t’i përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:
- Ne menaxhojmë të dhënat tuaja sepse është e nevojshme për termat që rregullojnë përdorimin e Platformës. Në mënyrë që ju të regjistroheni si përdorues në Platformë, ne duhet të përpunojmë të dhënat tuaja personale. Në këto raste, përpunimi ynë i të dhënave tuaja bëhet me pëlqimin tuaj.
- Na lejohet ligjërisht të përpunojmë të dhënat tuaja për qëllime marketingu për shkak të pëlqimit që na jepni, për shembull kur pranoni termat dhe kushtet ligjore, kur autorizoni nëpërmjet opsioneve të “Cookies”, kur pranoni të merrni informacione të personalizuara përmes kanaleve të shumta, kur pranoni dërgimin e njoftimeve të automatizuara në pajisjet tuaja ose celular.
- Nëse vendosni të bëheni përdorues i regjistruar në faqen tonë, ne duhet të përpunojmë të dhënat tuaja për t’ju identifikuar si përdorues të faqes tonë duke ju ofruar qasje në shërbime të ndryshme dhe produkte në dispozicion për ju si përdorues i regjistruar. Ju mund të anuloni llogarinë tuaj të regjistruar të përdoruesit duke na kontaktuar.
- Për të menaxhuar pagesën e produkteve që blini, pavarësisht procedurës së pagesës që ndiqet dhe për t’ju vënë në dispozicion faturat e blerjeve që i keni bërë përmes Platformës.
- Për t’ju kontaktuar për përditësime ose njoftime informuese të lidhura me shërbimet dhe produktet tona, anketa të ndryshme për të përcaktuar kënaqësinë e klientit nga përdorimi i shërbimeve dhe produkteve tona.
- Për qëllime të përmirësimit të të kuptuarit të nevojave dhe preferencave tuaja në lidhje me produktet dhe shërbimet tona (duke përfshirë analizimin e profileve të përdoruesve, studime marketingu, sondazhe cilësie dhe përmirësimin e ndërveprimeve tona me klientët tanë).
- Për të menaxhuar kthimet ose rimbursimet e mundshme pas blerjes dhe për të menaxhuar kërkesat e informacionit për disponueshmërinë e artikujve.